Do ekzaminohet në Gjermani karta e kamerës së helikopterit ushtarak që u rrëzua në Shkodër

0
131

Ekzaminimi i pamjeve të kamerës së helikopterit Eurocopter EC 145 do të bëhet nga kompania ‘BFU’ në Gjermani. Karta e kamerës është dërguar tashmë me postë diplomatike dhe pritet të nisë kqyrja e pamjeve. Përmes analizës që do t’i bëhet pamjeve dhe dialogut të pilotëve, synohet të kuptohet diçka më shumë për shkaqet e rënies së helikopterit në liqenin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në 6 prill. Aty mbetën të vrarë dy pilotë dhe u plagos një tjetër. Helikopteri Eurocopter EC 145 nuk kishte një “kuti të zezë”, por një kamera të instaluar brenda në kabinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here