Policët dhe inspektorët, 3 mijë euro rryshfet për një ndërtim pa leje, kanë lejuar 80 ndërtime pa leje

0
302

Zbardhen detaje të reja mbi arrestimin e 2 policëve të komisariatit nr. 5 dhe 6 punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistrik në bashkinë e Kamzës, të cilët akuzohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Mësohet se rryshfetet për kryerjen e ndërtimeve pa leje apo shtesave, varionin nga 1000 deri në 3000 euro, në varësi të madhësisë, sipërfaqes dhe kateve të ndërtimit. Për të njëjtat akuza, janë shpallur në kërkim edhe 5 punojës të tjerë të INUV-it Kamëz, si dhe një oficer policie, po i komisariati nr 5.
Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa në mënyrë të paligjshme në territorine bashksië Kamëz dhe komunave Bërxhull, Zallherr dhe Paskuqan.
Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar si dhe ato të shpalur në kërkim kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, duke mos raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here