Merret vendimi! Çështja, Tahiri: Sot e tutje do të flas edhe unë! Seanca ‘maratonë’, ç’po ndodh!?

0
99

Seanca nisi prej orës 10:00 të mëngjesit. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se në këto momente gjyqtarja është tërhequr për vendimin.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të gjykohet tek Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur nisjen e gjykimit të çështjes ‘Tahiri’

Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja. Por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri do të kërkojë gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here