Austin Mahone: E njoha në Instagram, dua të martohem me të!

0
151

Filloi si një flirt i zakonshëm Instagrami e që tani ka përfunduar në një lidhje serioze! Këngëtari Austin Mahone është gjithnjë duke kaluar kohë me të dashurën e tij Katya Elise Henry e kimia mes tyre është e dukshme, por nuk jep shpesh intervista ku të flase për atë çka ndjen për të.

Së fundmi ai zbulon se e sheh veten të martuar me Katya dhe babain e fëmijëve të saj.

“Më pëlqen shumë tipi i saj aventurier” thotë këngëtari “Më pëlqen sepse në momentin që unë dëshiroj të bëj një udhëtim ajo është gjithmonë gati. Kemi vizituar vende të ndryshme, dhe tani të dy duam të shkojmë në Kosta Rika”.

Deri tani Austin dhe të dashurën e tij bukuroshe e kemi parë në Resortin Atlantis në Bahamas, dhe në takime të shpeshta gjatë mbrëmjeve në resortin Disney World.

E sa i përket mënyrës se si janë njohur, krijuesi i hitit “What About Love” thotë: “Mënyra se si jemi njohur është një mënyrë klasike e brezit të ri. Është çmenduri në momentin që mendoj se si do t`ja them fëmijëve të mi, që nënën e tyre e njoha nëpërmjet Instagram. Tingellon argëtuese! E mendoj të ardhmen pranë saj sepse jam i dashuruar me Katya, megjithatë po i marrë gjërat shtruar”.

 

seksi2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here