Hapen aplikimet për studime në Itali, afatet, procedurat dhe dokumentet që duhen Udhëzimi për të marrë vizën për në Itali

0
136

apliokacionetTë gjithë të rinjtë që duan të studiojnë në një nga universitetet italiane, kanë mundësi të fillojnë aplikimin e tyre. Ambasada Italiane në Shqipëri bën me dije se ka nisur faza e parë e regjistrimit, duke filluar nga data 21 mars deri në 21 qershor. Më të favorizuar do të jenë maturantët që duan të studiojnë për mjekësi, stomatologji, arkitekturë dhe veterinari. Për ta, provimi i italishtes është caktuar për në 22 korrik, ndërsa testi i hyrjes për në 23, 24 dhe 25 korrik. Për t’u mundësuar të gjithë të rinjve të gjenden në Itali për në ato data, Ambasada Italiane në Shqipëri do t’u lëshojnë vizën e hyrjes deri më 15 korrik. Më shumë kohë në dispozicion për studentët e fakulteteve të tjera apo për të gjithë ata që zgjedhin konservatorët e akademitë. Prova e italishtes për ta është fiksuar për në 3 shtator dhe vizat e hyrjes do të lëshohen nga konsullatat në fund të gushtit. Për ata student që do të zgjedhin të ndjekin kurse diplomimi të lartë për Profesionet Shëndetësore (infermierë, mami, fizioterapistë) do të marrin vizën në fund të gushtit dhe do të bëjnë provimin e gjuhës më 3 shtator, pasi provimin e hyrjes duhet ta bëjnë më 4 shtator. Të gjitha udhëzimet e përgjithshme mbi procedurat e para-regjistrimit dispozitat e Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit, janë publikuar së bashku me listën e të gjitha kurseve universitare të disponueshme, në faqen e internetit Studiare in Italia (në adresën http://www.studiare-initalia.it/studentistranieri). Studentët e interesuar mund të gjejnë në faqen internet të Ambasadës italiane të gjitha të dhënat e detajuara mbi procedurat që duhet të ndjekin për të kërkuar para-regjistrimin dhe më pas edhe vizën për studim.
Paraqitja e kërkesës për pararegjistrim

Në një moment të parë, të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e pararegjistrimit (do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës së Italisë, duke caktuar një takim nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013); për të paraqitur dokumentacionin do të jetë e nevojshme të caktohet një takim me anë të programit “Prenoto online” i disponueshëm në faqen kryesore të sitit të internetit të Ambasadës, duke seleksionuar shërbimin “Pararegjistrime universitare”. Takimi mund te caktohet edhe përmes shërbimit Call Center në nr. 0900 404 4000.

Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm:
1- formulari i regjistrimit (modeli A);
2- formulari i autentikimit të fotografisë,
3- kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare e shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;
4- fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;
5- fotokopje e pasaportës;
6- dy fotografi me ngjyra për dokument.
DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS

Më pas, nga data 1 qershor deri më 31 korrik, studentët që kanë përfunduar fazën 1 duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier, edhe dokumentacioni i nevojshëm për lëshimin e vizës studim/universitet.

1- Dëftesa e pjekurisë apo diploma universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;
2- Formulari për kërkesën e vizës;
3- Deklaratë mbi të dhënat personale;
4- Pasaportë;
5- Deklaratë për vendbanimin;
6- Sigurim shëndetësor;
7- Vërtetim bankar (bonifico irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit.

 

 

Vendet ku bëhen regjistrimet

Tiranë

– Liceu “Asim Vokshi”

Shkodër

– Liceu ”Shejnaze Juka”

Korçë

-Liceu“Faik Konica”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency