Durrës/ Arrestohet 26-vjeçari, mbante armë pa leje

0
234

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, person me precedent të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.   “Në pranga u vu Myslim Verdha 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.11, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale një armë zjarri tip pistoletë e llojit TT  një krëhër me 7 fishekë”, sqaron policia.   Arrestimi i 26 vjeçarit u bë në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, drogë,  armëmbajtje pa leje dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.   Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethitk Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here