Meksika do të legalizojë opiumin

0
143

Qeveria e Meksikës po eksploron lejimin e prodhimit të opiumit në kuadër të luftës ndaj trafikut të drogave. Zyrtarët mendojnë të lejojnë prodhime farmaceutike të opiateve si morfina, teksa përpiqen të shuajnë aktivitetin e bandave të trafikut të heroinës, sipas disa burimeve të brendshme. Gjatë një vlerësimi të politikave të drogës, ministri i brendshëm Miguel Angel Osorio pyeti ekspertë të politikave vitin e kaluar nëse mund të merrej autorizimi nga trupi i monitorimit të drogave të OKB, për kultivimin dhe eksportin e opiumit  medicinal.   Nuk është e qartë sesa seriozisht po e merr qeveria rregullimin e prodhimit të opiumit, por kjo sigurisht ka të bëjë me shqetësimin e bandave dhe dhunës së lidhur me trafikun e heroinës. Kësaj jave presidenti meksikan Pena Nieto propozoi legalizimin e mjekimeve me bazë marijuane, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën që përdoruesit mund të mbajnë me vete. Masa po kopjohet nga disa shtete latine.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here