Tiranë/ Përndiqte ish-të dashurën, “je vetëm e imja, s’ke për t’u fejuar, arrestohet 32-vjeçari

0
111

Një 32-vjeçar nga komuna Petrelë në Tiranë është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e përndjekjes.   Qytetari E.D ishte dënuar edhe më herët me disa muaj burg për përndjekje ndaj ish të dashurës së tij me iniciale H.E. Por, nuk dorëzohej dhe vazhdonte të këmbëngulte duke e përndjekur sërish dhe kërcënuar të renë duke i thënë “do të jesh vetëm e imja ose nuk ke për të jetuar”.   Gazeta ‘Panorama’ shkruan se vajza i kishte dhënë fund lidhjes kur kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.   “Me shtetasin E.L kam qenë e lidhur, lidhje dashurore që kur kam qenë 22 vjeç, të cilin e dija beqar. I kam shkëputur marrëdhëniet me të në moshën 26-27 vjeç, në momentin kur kam marrë vesh që ai ishte i martuar. Në periudhën prill-maj-qershor 2015 më vinte vazhdimisht në punë, më ngacmonte, kërcënonte dhe më ofendonte me shprehje nga më të ndyrat.   Më thoshte ti je kurvë. Unë i thosha që më lër rehat, ti ke familjen tënde dhe unë kam familjen time. Më thoshte se ‘kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje. Ti nuk ke për t’u fejuar dhe do të të vras po u fejove. Lëre punën se nuk ke përse të punosh ti këtu’. Nuk donte që unë të punoja”, është shprehur vajza në Gjykatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here