Harito paralajmëron 20 mijë punonjës të administratës publike me shkarkim: Plotësoni formularin e vetëdeklarimit

0
152

Duke filluar nga sot dhe deri me 5 maj që është afati i fundit, mbi 20 mijë punonjës të administratës publike do të rrezikojnë vendin e punës nëse nuk plotësojnë formularët e vetëdeklarimit.   Në një dalje për mediat, Ministrja e Milena Harito, tha se çdo njeri që nuk ka bërë vetëdeklarimin deri në datën 5 maj që është subjekt i ligjit shkarkohet automatikisht nga puna.   Ministrja Harito: Ka lidhje me aplikimin e ligjit për dekriminalizimin. Është e rëndësishme që gjithë administrata të dorëzojë formularët e vetëdeklarimit.Është një pjesë shumë e madhe e administatës që duhet ta bëjë këtë gjë.Mund të jenë mbi 20 mijë vetë që duhet të marrin formularin dhe ta dorëzojnë.Deri tani gati 3 mijë vetë e kanë bërë, bëhet pranë Departamentit të Administratës, kemi krijuar një celulë të posaçme tek godina e Inovacionit pas Kryeministrisë.Është me rëndësi që çdo njeri të bëjë vetëdeklarimin sepse ligji e parashikon kështu.Çdo njeri që nuk ka bërë vetëdeklarimin deri në datën 5 maj që është subjekt i ligjit shkarkohet automatikisht nga puna.Është shumë e rëndësishme që gjithësecili të marrë përgjegjësinë e vetë, të sjellë formularin dhe Departamenti pastaj mes datës 5 dhe 10 maj do të bëjë listën e të gjithë atyre që nuk kanë bërë vetëdeklarimin.   Duke sjellë përvojën e saj personale, Ministrja tha se nuk ka asnjë vështirsi në plotësimin e formularit.   Milena Harito: Formulari është shumë i thjeshtë, vetë e kam plotësuar sepse të gjithë duhet ta plotësojnë.Është fare i thjeshtë, është thjesht një vështirësi logjistike sepse janë shumë dhe e mira është që të mos mbeten për minutën e fundit sepse do të jenë radhët shumë të gjata pastaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here