Shkodër/ Mbyti bashkëshorten, policia zbardh detajet e ngjarjes

0
153

Zbardhet dëshmia e burrit që mbyti gruan, në Shkodër. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Sadetin Sula ka njoftuar vetë policinë për vdekjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula. Fillimisht ka njoftuar nipin e tij dhe menjëherë më pas policinë e Shkodrës, duke i thënë se bashkëshortja e tij është vetëvrarë dhe se është në tualetin e mobilierisë e pajetë.

Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë kanë bërë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.

Gjatë orëve të ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula ka qëndruar i shoqëruar në mjediset e komisariatit të Shkodrës. Aty është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. Mësohet se 47-vjeçari nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, duke i thënë policisë së ajo është vetëvrarë duke mbytur veten me litar dhe se shenjat në trup kanë qenë si shkak i tentativave për t’u vetëvrarë.

I akuzuari është marrë sërish në pyetje dhe ka nisur që të ndryshojë versionin e ngjarjes përpara policisë në disa detaje, duke qenë konfuz dhe duke krijuar dyshime.

Edhe pas daljes së ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula mësohet se nuk e ka pranuar krimin për të cilin dyshohet dhe ka deklaruar në polici se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes së tij dhe se ajo është vetëvrarë.

Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, e cila akuzon Sadetin Sulën për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetimorët do ta marrin në pyetje sërish të dyshuarin, pasi dëshmia e tij ka qenë kontradiktore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here