Fuga: Feja në shkollë e rrezikshme, prodhon radikalizëm

0
154

Si do të hyjë shkolla në sherr me fenë,
fëmijët do të shamatosen me prindërit,
në klasë do të plasi konflikti mes fëmijëve me besime të ndryshme,
si do të revoltohen nxënësit kundër zoti mësues ose zonjës mësuese!!!

Kujdes !

Vendosja e një programi fetar në shkolla, në klasat ku ka nxënës minorenë, dhe detyrimi i tyre ligjor për ta ndjekur atë, në kundërshtim me traditat fetare të familjeve të tyre, mund të interpretohet sigurisht nga ana ligjore dhe kushtetonjëse si shkelje e lirisë të besimit të familjeve dhe e së drejtës të tyre për të edukuar fëmijët e tyre me besimin e parardhësve.

Edhe poqese është një intepretim laik i historisë të fesë përsëri ky intepretim nuk është neutral por cënon historinë e fesë të shkruar sipas të katolikëve, sipas myslimanëve, sipas hebrenjëve, sipas ortodoksëve.

Kush ka të drejtë, sidomos a ka të drejtë shteti, të fusi sherret në familje dhe në komunitetet fetare, duke u rrëfyer në shkolla fëmijëve minorenë një histori të fesë të tyre ndryshe sa u a tregon familja dhe komuniteti i tyre fetar historinë e fesë të tyre???

Kujdes ! Po hyni në një rrugë shumë të rrezikshme që prodhon radikalizim nëpërmjet konkurrencës mes feve dhe konkurrencës mes feve dhe shkollës.

Krejt tjetër gjë duhet bërë!

Duroni pak sa të kthehem, se kam vajt për peshk përsëri!

Carë të bësh, huqi del me shpirtin – themi ne peshkatarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here