Vritet në Siri Almir Daci, shqiptari luftëtar i ISIS

0
157

Vritet në rrethana të paqarta në Siri, Almir Daci. Ai është person në këkrim nga Shqipëria për rekrutime në luftën e Sirisë dhe terrorizëm.

Lajmi ëshhtë bërë me dije nga familjarët e tij që janë njoftuar për vrasjen, pa dhënë detaje të tjera.

Ata kanë thënë se nuk dinë ku dhe si ka ndodhur vrasja e ish-imamit të Leshnicës.

Ai është një nga personazhet kryesore të shqiptarëve që i janë bashkuar luftës në Siri.

Almir Daci për herë të fundit u shfaq publikisht në një video kërcënuese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës pak muaj më parë ku deklaroi se do të kishte hakmarrje për mbështetjen që vendi ynë i dha koalicionit antiterror të SHBA pas sulmeve të Parisit në Francë në vitin e kaluar.

Familjarët pas mësimit të lajmit hapin dyert e mortit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here