Skandal me restaurimin e Kullës së Sahatit, zhduken gjurmët e kohës

0
153

Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë denoncon ndërhyrjet e Sahatit të Tiranës

 

 Pas ndërhyrjes profesionale të bërë 6 vjet më parë me financimin e Ambasadës Amerikane, pas pasur asnjë nevojë, kulla bojatiset me bojë të bardhë plastike duke humbur peshën e shekullit që mban mbi supe.

 

Menjëherë pas përfundimit të restaurimit të Kullës së Sahatit të Tiranës kanë vërshuar kritikat për punën e kryer. Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon se me sahatin ka ndodhur e njëjta situatë si edhe me monumentet e tjera të kulturës ku ato kanë pësuar një transformim të identitetit të tyre. Ky forum hedh akuza për shpërdorim fondesh për ti bërë një  makiazh kullës si ato të vilave të milinerëve, sipas tyre një restaurim i panevojshëm. “Një restaurim skandaloz i kullës së Sahatit! Përsëriten restaurimet skandaloze me plastikë të improvizuar duke zhdukur çdo gjurmë të kohës. Pjesa e “restauruar” e kullës, është pjesa që u ngrit me 1928, d.m.th gati 90- vjeçare. Pas ndërhyrjes profesionale të bërë 6 vjet më parë me financimin e Ambasadës Amerikane, pas pasur asnjë nevojë, kulla bojatiset me bojë të bardhë plastike duke humbur peshën e shekullit që mban mbi supe dhe duke u ripropozuar si e bërë sot.”, kështu shprehet forumi në faqen e saj zyrtare.

Më tej ekspertët e këtij forumi vijojnë duke na sjellë në vëmendje një tjetër shembull si një gafë të ndodhur me restaurimet. Skandali është përsëritur edhe me varrin e Kolë Idromenos për të cilin ekspertët e forumit shprehen se: “Instituti i Monumenteve e ka humbur tashmë krejtësisht besueshmërinë që mund të jetë në gjendje të ekspertojë restaurimet. Gafa është e njëjtë me atë që u bë para disa muajsh kur përfundoi “restaurimi” i varrit të Kolë Idromenos, por atëherë opinioni shkencor dhe ai publik reagoi duke e detyruar Ministrinë e Kulturës të deklarojë sa për sy e faqe se ka edhe një fazë tjetër restaurimi – fazë që në fakt nuk u krye kurrë.”.  Më tej forumi kërkon një përgjigje nga institucionet përgjgjëse për restaruime jo vetëm të panevojshme por edhe të dëmshme. “Tani një kulle plastike, me makiazh provincial si të vilave të milionerëve të Golemit dhe Gjirit të Lalëzit, u serviret shqiptarëve si “ri-restaurim”. Para të shpërdoruara për të bërë një restaurim jo vetëm të panevojshëm, pasi kulla ishte tashmë e restauruar simbas kritereve, por edhe të dëmshëm duke i dhënë asaj një imazh që nuk e ka patur kurrë. Dikush duhet të përgjigjet… Instituti ose Ministria.” Vetëm pak ditë më parë ky forum ka bërë një apel Institutit të Monumenteve të Kulturës të ndalojnë restaurimet. P. Stafa

 

Tani një kulle plastike, me makiazh provincial si të vilave të milionerëve të Golemit dhe Gjirit të Lalëzit, u serviret shqiptarëve si “ri-restaurim

 

IMK vijon me restaurimet

 

Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, vijon me projektet e restaurimeve të monumenteve të kulturës. Drejtoresha e IMK-së Znj. Arta Dollani, Prof. Pirro Thomo, Prof. Arben Dervishi, specialistët e IMK dhe DRKK Gjirokastër, pak ditë më parë inspektuan Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit, Gjirokastër. Kisha e tipit kryq i brendashkruar me kupolë, është një rast unikal i kishave bizantine të vendit tonë. Aktualisht po punohet për hartimin e projektit të restaurimit të plotë të kishës, i cili do të realizohet si një bashkëpunim mes profesionistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Fakutetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here