De Biazi në bisedime për stolin e Italisë

0
119

Pas suksesit me kuqezinjtë dhe largimit të Conte në drejtim të Chelsea,duket se lojtari  është opsioni i parë stolin e të kaltërve

“Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi po i ngjit me shpejtësi pozicionet në garën për të drejtuar stolin e Italisë pas largimit të Antonio Contes”. Lajmi sensacional publikohet nga “SportMediaset” që zbulon disa detaje interesante dhe bën një analizë të situatës aktuale në ambjentet e Federatës Italiane të Futbollit që është vënë në punë për të gjetur sa më parë një trajner për Kombëtaren e Kaltër. Sipas faqes së internetit, De Biasi është takuar me kreun e Federatës Italiane, Carlo Taveçhio në datën 7 Mars në qëndrën stërvitore të Covercianos me rastin e ceremonisë së çmimit “Pankina e Artë”. Pas këtij takimi, Taveçhio ka nisur punën duke e parë De Biasin si një alternativë të mundshme për stolin e Italisë, madje kandidaturën e tij e mbështet fuqishëm edhe presidenti i Lega Pro, Pasquale Gravina. Është pikërisht ky i fundit që po lobon për rikthimin e De Biasit në Itali, madje ai synon që bashkë me trajnerin kuqezi, në stafin drejtues të të kaltërve të afrohet edhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani. “Kontakti i fundit mes De Biasit dhe drejtuesve më të lartë të federatës u sinjalizua disa ditë më parë por gjithsesi rruga drejt Kombëtares së Italisë mbetet ende e gjatë sepse Taveçhio do të zhvillojë një takim edhe me Fabio Capellon. Nëse takimi me ish trajnerin e Rusisë nuk shkon sipas parashikimeve, De Biasi do ta ketë rrugën të hapur edhe pse duhet të marrë parasysh një tjetër kandidaturë, atë të Gianpiero Ventura-s”, shkruan ndër të tjera “SportMediaset” që shton në fund se kontrata e De Biasit me Federatën Shqiptare skadon në vitin 2017 por ai mund të largohet nëse vjen një thirrje e rëndësishme. Nëse marrëveshja finalizohet, atëherë ironia e fatit do ta vendoste përballë De Biasin me Kombëtaren e Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2018 pasi kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Italinë.

 

Sadiku në listën e transferimeve më të mira

 

Pas përfshirjes për të tretën herë në Formacionin më të Mirë të Superligës zvicerane për vitin 2016, Armando Sadiku merr edhe një tjetër vlerësim. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është përfshirë në listën e transferimeve më të mira të merkatos së janarit. Kur është luajtur treçereku i ndeshjeve në elitën e futbollit helvet, mediat lokale kanë bërë bilancin e paraqitjeve të skuadrave. E ndërsa Baseli i Taulant Xhakës dhe Naser Alijit ecën i sigurt drejt titullit kampion, lojtarët e blerë në merkaton e dimrit i kanë dhënë një impuls të ri garës për kupat e Europës dhe luftës për mbijetesë.Mes tyre spikat Armando Sadiku. Me huazimin e kuqeziut, Vaduzi duket se ka gjetur më në fund golashënuesin që i mungonte dhe lojtarin që udhëheq skuadrën drejt suksesit. Pas tetë ndeshje të luajtura në radhët e skuadrës me seli në Lihtenshtejn, Sadiku ka realizuar 4 gola ndërsa regjistron edhe 2 asist. Në harkun e një kohe mjaft të shkurtër, ai është shndërruar në lojtarin më të rrezikshëm të repartit sulmues. Vlerat e 24-vjeçarit shqiptar shtohen, edhe duke patur parasysh numrin jo të madh të rasteve për shënim që Vaduzi krijon gjatë ndeshjeve.Huazimi i Armando Sadikut nga Zurich mund të rezultojë vendimtar për Vaduzin në garën për mbijetesë, me skuadrën që më në fund i’u largua vendit të fundit në renditjen e Superligës zvicerane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here