Ky është modeli i ri i HTC (FOTO)

0
214

HTC ka prezantuar telefonin e tij më të ri inteligjent, të quajtur HTC 10.Pajisja e gjigantit teknologjik tajvanez vjen si pasuese e modelit M9 të vitit të kaluar, dhe kombinon dizajnin e telefonave të serisë M me dizajnin e modelit A9 që ka dalë në vjeshtën e kaluar, raporton The Verge.

HTC thotë se i janë dashur 12 muaj për të dizajnuar këtë telefon, dhe ka marrë në konsideratë edhe mendimet e konsumatorëve gjatë procesit të krijimit të tij.

HTC 10 vjen me një ekran 5.2-inçësh quad HD Super LCD 5, që HTC thotë se paraqet 30 për qind më shumë ngjyra se modeli paraardhës, me xhamin mbrojtës Gorilla Glass.

Telefoni fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 820, dhe vjen me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës MicroSD.

Pajisja ka një bateri prej 3.000 mAh, e cila mbështet teknologjinë për mbushje të shpejtë Quick Charge 3.0, nëpërmjet portit USB Type-C.

Telefoni përmban një kamerë të pasme prej 12 megapiksellësh me blic të dyfishtë LED, që mund të xhirojë video në rezolucion 4K, dhe një kamerë të përparme për selfie prej 5 megapiksellësh.

Telefoni do të dalë në shitje muajin e ardhshëm me çmim prej 699 dollarësh amerikanë

foto12_1460481746-9441569 foto13_1460481749-9197385 foto14_1460481751-7835009 foto1_1460481655-5167263 foto2_1460481662-2874081 foto8_1460481680-2349565 foto10_1460481737-850360 foto11_1460481742-5359939

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here