Edita Tahiri: Bashkimi kombëtar ëndërr e madhe qysh nga lidhja e Prizrenit, nuk e ndalojmë dot

0
115

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, diplomatja Edita Tahiri u shpreh se kryeministrat e të dyja vendeve dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre për tu bërë qytetarët për të votuar për bashkimin kombëtar.

Ajo tha se në rastin e një bashkimi kombëtar është bërë një ëndërr më të vogël që ishte pavarësia e Kosovës dhe se një bashkim në të ardhmen nuk ndalohet.

Tahiri: Kryeministrat e të dyja vendeve dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre për tu bërë qytetarët për të votuar për bashkimin kombëtar. E thash me ironi sepse kur je udhëheqës nuk je ai që bëhet votues, por ai që mbart procesin për votuesin.

Çështje e bashkimit kombëtar është një ëndërr e madhe e vazhdueshme, por ka lindur qysh në lidhjen e Prizrenit. Bashkimet kombëtare ndihmohen dhe ndodhin nga faktorët e jashtme e forcimi i faktorëve të brendshëm. Në rastin tonë, ne kemi bërë një ëndërr më të vogël ,që ishte pavarësia e Kosovës. Ne këtë kohë që jemi ne nuk i ndalojmë dot gjeneratat e ardhshme për ta bërë. Këto janë toka shqiptar edhe kemi interesa gjeo-politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here