Seria A/ Napoli bën bllof ndaj Parmës, Fiorentina triumfon ndaj Empolit të Hysajt

0
130

 

Napoli ParmaSkuadra e kaltër nuk ka shfrytëzuar momentin dha ka barazuar ndaj modestëve të Parmës që po bëjnë gati valixhet për në Serinë B

Ekipi i Montelës ka bërë gjithçka mirë duke mposhtur Empolin e Hysaj me rezultatin 3-2

Seria A ka zyrtarisht një kampion, por për pozicionet e tjera akoma po luftohet. Napoli ka humbur rastin e artë për t’u afruar edhe më shumë me zonën “Champions”, pasi u ndal në transfertën e Parmës tashmë të rënë në Serinë B. Emiljanët zhvilluan një 90 minutësh të pabesueshëm në “Tardini” duke barazuar 2-2 ndaj skuadrës së Benitezit. Portieri Mirante rezultoi vendimtar në ndeshjen ku Napoli duhej të hiodhte hapin e madh por gardiani emiljan nuk lejoi që të kaltrit të dilnin me tri pikë nga kjo transfertë. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 9 me autor Palladinon i cili përfitoi nga një gabim i Andujar duke shtangur skuadrën e Benitez. Napoli e pati të vështirë për të hyrë në lojë por ishte Gabbiadini ai që barazoi shifrat në minutën e 33. Vetëm 5 minuta kaluan nga ky moment dhe Jorquera shënoi një eurogol nga goditja e dënimit për të kaluar sërish në avantazh ekipin vendas. Pjesa e dytë foli vetëm për Napolin që u spostua i gjithi në gjysmëfushën e Parmës. Higuain i dha më shumë freski sulmit duke rrezikuar disa herë portën emiljane, por Mirante veshi kostumin e Supermenit. 18 minuta nga fundi, Dries Mrtens vendosi sërish barazpeshën por festivali i golave u mbyll me Napolin që qan rastet e humbura dhe një rast të humbur që mund t’i kushtojë Europën që vlen. Në ndeshjen tjetër mes Empolit dhe Fiorentinës ishte skuadra e Montellas që arriti të fitonte derbin e Toskanës me 2 gola të Ilicic dhe një të Salah, duke zhvlerësuar dy rrjetat e vendasve të shënuara nga Saponara dhe Mchedlidze. Një fitore që e mban Fiorentinën në zonën Europa League me një pikë më shumë se Sampdoria e vendit të 6, ndërsa Empoli siguron qëndrimin në Serie A. Ndërsa në derbin e Veronës mjaftuan 40 minuta, me dy skuadrat veroneze që barazuan 2-2 mes tyre në një ndeshje spektakolare në pjesën e parë të lojës. Në Bentegodi, Chievo dhe Verona të qeta në klasifikim luajtën të cliruara nga presioni përballë njëra-tjetrës duke dhuruar një derbi emocionues mes tyre, që në pjesën e parë dhuroi gola dhe të në dytën raste pa fund. Që në minutën e 9-të, Paloschi i dha epërsinë Chievos duke shfrytëzuar një asist të Pellisier. Verona megjithatë reagoi shpejt dhe në të 20-ën barazoi me Gomezin. 6 minuta më pas Luca Toni shënoi dhe të dytin, duke finalizuar në rrjetë një gol tipik të tijin. Gjithsesi para pushimit nga pika e bardhë Sergio Pellisier, riktheu ndeshjen në barazpeshë. Në pjesën e dytë dy ekipet krijuan shumë raste por pa mundur t’I konkretizojnë dot ato duke ndarë në fund nga një pikë. Sampdoria hodhi një hap të rëndësishëm në garën për Europën duke mundur 4-1 në transfertë Udinesen. Soriano ishte heroi i ndeshjes, teksa fillimisht shënoi në minutën e 25-të, ndërsa në të 62-tën sulmuesi mik realizoi dhe të dytin. Në të 80-ën, Acquah vendosi në kasafortë 3 pikët me golin e 3-të, kurse i katërti u realizua nga Duncan. Për Udinesen golin e vetëm të ndeshjes e shënoi nga pika e bardhë Di Natale. Atalanta hodhi një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit pasi mundi 3-2 Palermon, ku Ujkani luajti titullar. Baseli, Gomez dhe një autogol i Andelkovic i dhanë suksesin bergamaskëve, ndërsa vendasit humbën dhe një 11-metërsh në pjesën e dytë. Ndërkaq Cesena bëhet ekipi i dytë që bie nga Seria A pas Parmës. Decizive për ekipin romanjol ishte disfata 2-3 në shtëpi me Sasuolon rezultat që erdhi me përmbysje pas në pjesën e parë po fitonin 2-0 dhe nuk arritën të ruanin kryesimin.

 

 

Milani hedh sytë nga Negredo

Milani më në fund ka gjetur njeriun e duhur i cili do të shënojë gola. Skuadra italiane ia ka mësyrë sulmuesit spanjoll, Alvaro Negredo, që e dëshiron për vitin e ardhshëm. Sipas “calciomercato”, kuqezinjtë janë futur në bisedime me Manchester Cityn për Negredon, i cili është i huazuar te Valencia. Spanjolli ka treguar formë të lartë dhe kjo është arsyeja që Milani e dëshiron. Por për ta bërë të vetin, kuqezinjtë, duhet ta mposhtin konkurrencën e Valencias që e dëshiron kartonin komplet të lojtarit. City e vlerëson lojtarin e vet rreth 16 milionë euro.

 

Beckenbauer: Shaqiri nuk duhej të shitej

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka kritikuar Bayernin e Munichut. Presidenti i nderit i bavarezëve, Beckenbauer ka thënë se skuadra që udhëhiqet nga Pep Guardiola bëri gabim duke i lejuar largimin e Xherdan Shaqirit në drejtim të Interit dhe huazimin e mesfushorit danez Pierre Hojbjerg në Augsburg. “Unë mendoj se ata kanë bërë gabime. Unë ende nuk e kuptoj pse ata e shitën Shaqirin te Interi, dhe pse e huazuan Hojbjergin te Augsburgu”. “Ata ishin lojtarë shumë të mirë. Ata do ishin shumë të mirë tani që skuadra ka shumë lëndime”, – deklaroi Beckenbauer.

 

Arsenali në kërkim të Kurzawa

Layvin Kurzawa ka qenë njëri nga më të mirët në kampionatin francez në pozitën e tij. Mbrojtësi i majtë ka treguar paraqitje të mira me Monakon në Ligue 1 dhe në garat evropiane, gjë që ka bërë që për të të ketë interesime nga skuadrat e mëdha. Pasi ditë më parë Real Madridi u interesua për lojtarin, tani ka dalë në skenë skuadra angleze, Arsenal. Arsene Wenger e ka përcjellë qe një kohë të gjatë Kurzawan dhe tani po mendon ta transferojë atë në Londër. 22-vjeçari gjithashtu kërkohet edhe në Itali nga Interi e Roma, por Arsenali është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

 

Dybala pranë Juventusit

Në ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës, që po vazhdon të zhvillohet në këto momente, nuk u aktivizua argjentinasi Paulo Dybala, i cili pritet të largohet nga klubi. Më herët, Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini kishte paralajmëruar se Dybala nuk do të aktivizohet që të shmanget dëmtimi i mundshëm dhe të mos i bie vlera lojtarit, e kjo gjë konfirmohet edhe drejtori i klubit, për Sky. “Jemi në fazën përfundimtare të shitjes”, deklaroi Dario Baçin. “Për disa ditët e ardhshme Presidenti do të ju informojë për çdo gjë”, – shtoi ai. Mediat më të mëdha sportive në Itali e Evropë konfirmojnë se lojtari është shumë pranë Juventusit, duke theksuar se “Zonja e Vjetër” mposhti konkurrencën e shumë skuadrave evropiane për lojtarin që po cilësohet si “Messi i ri”.

 

Kroos: I gatshëm ndaj Juventusit

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në rrjetet sociale ka garantuar se do të jetë i gatshëm për sfidën e të mërkurës. Kroos u zëvendësua pas pjesës së parë duke i bërë të gjithë të mendojnë se ai nuk luan ndaj Juventusit. Por, duket se mesfushori gjerman ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe vet është deklaruar i gatshëm për duelin e madh të së mërkurës. “Ju faleminderit për mesazhet e ngrohta. Unë sa po i kam përfunduar ekzaminimet. Mos u brengosni. Të fokusohemi në të mërkurën”, – u shpreh Kroos.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here