Hungaria nuk mbështet planin e BE për financimin e Ukrainës, Orban: Dënojmë agresionin rus, por nuk vendosim interesat e tyre para vendit tonë

0
104

Hungaria ka bërë me dije se nuk do të mbështesë një plan të Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës miliarda dollarë ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm, tha kryeministri Viktor Orban.

Duke folur në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.

Plani i ndihmës do të sigurojë 15.67 miliardë paund për Ukrainën vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar në funksionimin e objekteve të saj të energjisë dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.

Refuzimi i Hungarisë për ta miratuar atë kërcënon të prishë plotësisht planin pasi ndryshimet në rregullat e buxhetit të BE-së kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Orban, i parë gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ai ka votuar për to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here