Austria mbyll shtëpinë ku ka lindur Hitleri, ishte kthyer në pikë referimi për simpatizantët e tij

0
142

Qeveria austriake ka vendosur që ta mbyllë shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitleri dhe këtë masë e ndërmerr në mënyrë që të ndalojë trajtimin e saj si pikë referimi nga aktivistët e së djathtës ekstreme.

Hitleri lindi në këtë godinë në prill të vitit 1889 dhe I ka kaluar pronarit që prej vitit 1972 duke shërbyer si qendër për personat me aftësi të kufizuar.

Por mbeti bosh pas një debate të vitit 2011 ndërmjet pronares, Gerlinde Pommer dhe qeverisë austriake në lidhje me rinovimin e saj.

Në planin e ri pritet që pronares t’i bëhet një ofertë për t’ia shitur atë shtetit dhe më pas nëse nuk gjendet marrëveshja atëherë Austria mund të miratojë një ligj që do ta detyrojë pronaren që t’ia kalojë këtë pronë shtetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here