Himni i Nënë Terezës do këndohet shqip në Vatikan

0
131

Himni i shkruar nga Nënë Tereza do të këndohet në gjuhën shqipen në Vatikan nga sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në 4 Shtator në Vatikan, Ipeshkvia e Kosovës ka kërkuar një kërkesë në Vatikan nga Imzot Dodë Gjergji. Në të thuhet se me ratin e shënjëtrimit nga Papa Francesku të Nënë Terezës, një ditë parpara në 3 shtator do të mbahet një koncert në të cilit kërkohet të këndohet himni i shkruar nga Nënë Tereza në gjuhën shqipe. “Jemi këtu për dy çështje në rend të parë,  siç e dini të gjithë Papa Franqesku me 15 mars ka nënshkruar dekretin në të cilin përfundimisht cakton datën e kanonizimit apo shenjtërimit të së lumes Nënës Terezë, që është 4 shtatori i këtij viti, që po ashtu nuk është thënë, por kuptohet se shenjtërimi bëhet nga vetë Papa prandaj do të bëhet në Romë. Ky është një shkas që ne Ipeshkvia e Kosovës dëshirojmë ta bëjmë shtegtimin me rastin e shenjtërimin e Nënës Terezë”, tha para të pranishmëve Dom Lush Gjergji. Ideatorja e koncertit të vitit të kaluar Diana Toska tha se është sukses i madh të këndojmë live dhe shqip në Vatikan. “Unë pata thënë gjatë fjalimit tim në koncertin e vitit të kaluar se ky koncert është vetëm prologu ndërsa epilogu jonë do të jetë  nëse ne do të arrijmë që në shtator ta këndojmë live dhe shqip këtë himn në Vatikan, dhe ja sot e morëm këtë lajm falë punës së palodhshme që e ka bërë Ipeshkvia e Kosovës. Tre shtatori do të jetë një ditë shumë e gëzueshme për ne duke vazhduar më pastaj edhe me katër shtator ku edhe do të bëhet shenjtërimi, pra do të jetë ditë e papërsëritshme e popullit shqiptarë”, theksoi Toska. Ndërsa për veshjen e Inva Mulës dhe këngëtarëve të tjerë pjesëmarrës do të kujdeset stilistja me kosovare Blerina Kllokoqi Rugova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here