Sazet, defi, dajret dhe tingujt modernë të kitarës vijnë ndryshe nga Robert Bisha

0
206

12966161_10209203913883873_353104850_n 12959584_10209203914283883_418078107_o 12922374_10209203914403886_669625094_o (1)

 

“Ritual Moods”, koncerti 75 minuta me performance live i folklorit dhe notave të larta solo

 

Rikthehet në atdhe pas 7 vitesh me koncert në Teatrin e Metropolit Robert Bisha, i larguar në moshën 16 vjeccare. Pianisti kompleks, muzika e të cilit në origjinë ndërthur studimin me teknikën, vjen e përsosur si pasojë e kërkimit harmonik në bashkëkohoren e njëkohësisht në folklorin e pasur.

 

Tingujt e kitarës, sazeve dhe defit do të pushtojnë sallën “Shekspir” në Teatrin e Metropolit në 7 prill në orë 20.00. Robert Bisha rikthehet pas shtatë vitesh në Shqipëri, me koncertin e tij solo ““Ritual Moods”. “Jam pak i emocionuar për koncertin dhe e pres me shumë dëshirë. Do të jetë një koncert shumë i ngrohtë si vetë skena “Shekspir” në të cilën unë luaj për herë të parë. Publiku i ulur rreth pianos, më ngjan si një tryezë, ku mund të takohemi së bashku nëpërmjet tingullit”, kështu është shprehet Roberti gjatë prezantimi të këtij evenimenti në Teatrin e Metropolit. Pianisti u largua në Shqipëria në një moshë të vogël, 16 vjeç drejt Italisë, ku edhe njihet shumë për artin e tij.  Ndërkaq “Ritual Moods” është një koncept i vjetër, me të cilin ai po performon në vende të ndryshme, koncerte të reja. Koncerti vjen nga Qendra Kulturore Tirana, për të promovuar vlerat më të mira kombëtare dhe mbarëkombëtare. “Puna  ‘Ritual Moods’ për piano solo ka një strukturë gjeometrike të paramenduar, një arkitekturë, forma vjen duke u kompletuar gjatë performimit live. “Kur ndodhem në skenë, improvizoj këngë të shkurtra me intervale tipike të folklorit, të cilat në pjesën më të madhe jo domosdoshmërisht kanë ekzistuar më parë. Kjo, sepse për mua është thelbësore të vihem në marrëdhënie me  procesin krijues të drejtpërdrejtë mes folklorit dhe improvizimit”, shprehet Robert Bisha. Koncerti i tij do të zgjasë 75 minuta, ku do të interpretohen numra të ndryshëm muzikor, ndërkohë të ftuar special gjatë koncertit janë Albanian Iso- Polyphonic Choir. Bisha na njeh më shumë me këtë koncert duke u shprehur se: “Në pjesën e parë, procesi i ngjan zhvillimit muzikor të folkut epik: së pari shfaqet një temë që më pas e ndjek një improvizim narrativ. Njohjet e mia mbi instrumente si çiftelia, sazet, defi, dajret, fyellin, etj, më lejon të eksperimentoj në piano tingujt e këtyre instrumentave duke mbajtur një lidhje të ngushtë me muzikën kanto. Temat mbi të cilat punoj kanë karakter minimalist, por janë edhe të shtrira e emotive”. Ndërkaq në pjesën e dytë, pianoforte merr ngjyrimet e “prepared piano”. Për të vëmendja spostohet sidomos te kordat, duke integruar në këtë mënyrë si tastierën ashtu edhe kordat për të krijuar kështu variacion shprehjeje. “Krijoj mikrotema, ku përdorimi i harkut mbi kordat e shtrira thërret teknikën e thjesht te kordat e shtrira, duke theksuar në këtë mënyrë një nga pasuritë e mëdha të instrumentit, “notat e larta solo”. Gjithashtu përdor tastiera në sfumatura të ndryshme, me qëllim që të shfrytëzoj çdo mundësi të instrumentit dhe ta integroj me tastet e tastierës. Në eksperimentet e mia, kërkoj të mbaj gjithnjë raporte të ngushta me kanton, duke qenë se e konsideroj si një nga përbërësit kryesor të qenies njerëzore në evoluzion”, shprehet artisti. Robert Bisha njihet si një pianist kompleks, muzika e të cilit në origjinë ndërthur studimin me teknikën, e cila ka  ardhur duke u përsosur si pasojë e kërkimit harmonik në bashkëkohoren e njëkohësisht në folklorin e pasur. Eshtë instrumentist eksperimentues, performon si profesionist që në moshën 12 vjeç në skenat shqiptare e jashtë saj, me kompozimet e veta. Ai ka lindur në Shkodër dhe studimet për piano i nis, që në moshën 6 vjeç, për t’iu kushtuar më vonë edhe fizarmonikës, kitarës dhe perkusionit etnik. Studion pianoforte klasike në konservatorin e Ferrarës. Pasioni i tij për folklorin dhe për instrumentat e tij e ka shtyrë Robertin të eksperimentojë shumë gjatë në instrumentin e tij kryesor i cili është pianoja. Temat të kompozuara me intervalet e folklorit, edhe pse shpeshherë nuk janë realisht tema këngësh folklorike, ato të kujtojnë dhe thërrasin folklorin. Njohuria e repertorit klasik perendimor pianistik, njohuria e shumë zhanëreve të ndryshëm muzikorë të kohërave tona apo të lashta, e bëjnë Robertin një improvizues dhe kompozitor me cilësi ndërkombëtare por edhe një artist me mënyra shprehëse, unike në instrumenta. Dhe, pse i ri në moshë, ka fituar çmime të ndryshme kompozimi dhe ka performuar live me artistë të ndryshëm dhe me reputacion e famë rëndësi ndërkombëtare. Aktualisht, artisti po punon për dy projekte në fushën e bashkëkohores dhe që të dy, projekte të bazuara në muzikën tradicionale shqiptare. Bëhet fjalë për Përzgjedhje e Isopolifonisë shqiptare (Albanian Iso-Polyphonic Choir), album që do të shohë dritën në vjeshtë të 2016-ës me Fanfarën e Tiranës dhe një album që pritet të dalë në 2017, që do të ketë prezantimin paraprak në festivalin më të madh francez “Netët e Furviere” që mbahet më 8 korrik 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here