Kina censuron informacionet në internet për skandalet e përmendura në “Dokumentat e Panamasë”

0
126

A Mossack Fonseca law firm logo is pictured in Panama City April 3, 2016. REUTERS/Carlos Jasso

Kina nis të kufizojë informacionet në lidhje me skandalin e kompanive që përmenden në Dokumentat e Panamasë.  Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë ka botuar fakte për kompani offshore në pronësi të familjarëve të Presidentit Kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë të Partisë Komuniste.

Qeveria kineze nuk është përgjigjur ende për akuzat, ndërsa mediat shtetërore kanë shmangur raportimin për “Dokumentat e Panamasë”.

Kërkimet e fjalës “Panama” në motorrët kinezë të kërkimit në internet, tregojnë plot lajme ose të dhëna për temën në fjalë, por shumë prej tyre kanë të bëjnë me sportistë.

Nëse shkruan “Dokumentat e Panamasë” në gjuhën kineze, atëherë del mbishkrimi sipas të cilit, kërkimi “nuk është në përputhje me ligjet dhe rregullat, ndaj nuk mund të shfaqet”.

 

Rregullatori kinez i internetit nuk ka dhënë shpjegime për këtë fakt.

Global Times, një tabloid me influencë në Kinë, e botuar nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste shkruante në një editorial të matën, që mediat perëndimore, të mbështetura nga Uashingtoni i përdorën dokumentet për të sulmuar politikanët në vendet e tjera.

“Media e Perëndimit ka marrë nën kontroll interpretimin çdo herë që ka dalë në dritë një dokument i rëndësishëm dhe Uashingtoni ka treguar ndikimin e veçantë në këto çështje” sipas shkrimit.

“Informacioni që dëmton Shtetet e Bashkuara mund të minimizohet, ndërsa ekspozimi i liderëve jo perëndimorë, si psh Putini, duhet të amplifikohen” thuhet në shkrim.

Editoriali, i botuar në anglisht dhe në gjuhën kineze nuk përmendi në asnjë rast lidhjet e Kinës me skandalin

Përkthyer nga Reuters

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here