Mbrëmjen e shkuar, tre TV kombëtare në kohën kryesore të tyre po debatonin për një temë të shpikur nga kryeministri i vendit, Edi Rama për qëllime politike.
Gazetari Juxhin Mustafaraj ka ironizuar me këtë situatë absurde.
“602 raste të reja me Covid-19 dhe 8 humbje jete në 24 orë! Tre zyrtarë të lartë të Kosovës në Hagë përballë akuzave.
160 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit! Tre TV kombëtare në prime-time, temë të njejtë debati mbi një histori sureale, të nxitur aspak profesionalisht nga një prej këtyre TV dhe mbi të gjitha që nuk ndihmon askënd prej ish-luftëtarëve të UÇK-së, që sot po përballen në Hagë.
Sot vetëm dikush duhet të jetë duke nënqeshur mbi atë që po i serviret shqiptarëve në këtë mbrëmje të hëne të mesit të nëntorit…”, shkruan ai.