Lu: Shqipëria ka nevojë për ligjvënës, kryeministra dhe ambasadorë të rinj

0
139

 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar sot në Tiranë se Shqipëria ka nevojë për ligjvënës të rinj, kryeministra dhe ambasadorë të rinj. “Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të zgjuar të shërbejnë si vendimarrës; ndoshta në këtë sallë kemi ministrin e ardhshëm apo ambasadorin e ardhshëm,” tha ai.

Në kuadrin e 7-Vjetorit të anëtarësimit në vendit tonë në NATO, Lu ka zhvilluar një takim me të rinj, ku u ka evidentuar vlerat e marrëdhënieve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është e fortë. Ata kanë bërë kaq shumë përparim sa në vitet e ardhshshme do të vazhdojnë si aleancë dhe miq të afërm.

Së fundmi, e keni imagjinuar se shumë të rinj do të bëhen juristë, oficerë, inxhinjerë…Besoj se disa prej tyre do të futen në shërbimin publik disa si oficerë, gjykatës dhe madje politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të zgjuar të shërbejnë si vendimarrës. Ndoshta në këtë sallë kemi ministrine ardhshëm apo ambasadorin e ardhshëm,” theksoi ambasadori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here