Fier/ Basha: Varfëria, papunësia dhe pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit

0
166

Sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit. Njerezit thone se gjendja e tyre është me keq se dy muaj me pare e po perkeqësohet me shpejtësi. Varfëria, papunësia dhe pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit. Tregu është thuajse i zbrazur. Tregtarët thonë se e nisin ditën me zero dhe e mbyllin me minus duke llogaritur taksat që duhet të paguajnë. Ata tregojnë për gjobat abuzive që u vihen çdo muaj.

“Kam kolauduar 2 herë kasën fiskale dhe më kanë vënë 600 mijë lekë gjobë për mungesë kase. Absurdi është se gjoba më është vënë nga i njëjti inspektor i cili një ditë para se të më vendoste gjobën lëshoi akt konstatimin se jam i pajisur me kasë. Më e keqja është se s’ke ku ankohesh.”

Në dyqanin e mishit shitësi me thotë se njerezit blejne dy here me pak mish se vjet.

“Kemi nja dy vjet se kemi parë fare mishin me sy, tani po harrojmë bukën.” ja pret nje qytetar aty afer. Ndersa nje zonje tregon se ka ardhur te lype dhjame e kocka per vajzen anemike qe nuk del dot nga shtepia

“S’kemi bukë të hamë, pa punë pa ndihmë dhe në bashki askush s’të hap as derën. Si do vejë halli ynë?!”

Shëndetësia është kthyer në makth. Falas as që bëhet fjalë por dhe kempi që u takon mund ta marrin vetëm pasi të japin ryshfetin e majme. Ndersa nje zoteri qe ka cuar nenen 80 vjecare te urgjenca per nje plage ne kembe thote se infermieret nuk kishin as jod as garza per te mjekuar plagen.

“Kemi fëmijë me të meta dhe këta u heqin bukën të sëmurëve vetëm për të marrë lek nën dorë. Nuk u japin ndihmë, na sorollatin poshtë e lart vetëm që të marrin rryshfet.”

Në raport me dy muaj më parë, katër muaj më parë, një vit më parë, dy vite më parë pa përjashtim qytetarët që kam takuar dhe pyetur kanë thënë me fakte nga jeta e tyre e përditshme se gjendja është përkeqësuar dhe vazhdon të përkeqësohet, se fuqia blerëse e fierakëve vazhdon të bjerë, se taksat janë rritur, fatura e energjisë është rritur. Shëndetësia nuk jep shërbimet minimale, nuk ka garza dhe jod, më tha një qytetare.

Dyqani i mishit është kthyer në një dyqan ekzotik, ku xhiroja është 3 -4 herë më e ulët se një apo dy vjet më parë. Pra, gjendja ekonomike e fierakëve, sikundër e të gjithë shqiptarëve është në përkeqësim të thellë.

E sotmja është më e keqe se e djeshmja dhe këto janë fakte të cilat Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk mund ti fabrikojnë. Këto përcillen ditë për ditë nga jeta e qytetarëve pa truke, pa propagandë, pa trushplarje.

Këto janë faktet që Edi Rama duhet t’i njohë por refuzon t’i njohë sepse ai jeton brenda një flluske ku gjërat ecin gjithnjë e më mirë. Në fakt gjërat gjithnjë e më mirë ecin për Edi Ramën dhe për Koço Kokëdhimën dhe për një grusht oligarkësh të cilët duke marrë, shpërdoruar, vjedhur miliarda-miliarda lekë në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përgjegjës për faktin që sot ka më pak lekë, ka taksa më të larta, rroga më të ulëta dhe papunësi më të madhe.

Unë nuk kam ardhur vetëm të pyes se si është gjendja, sepse si është gjendja e shohim ditë për ditë.Por kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo renia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.

Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.

Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here