Shkodër/ Dy persona me motor qëllojnë me armë në orët e para të mëngjesit biznesmenin

0
195

Tentativa për vrasje ndodhi në orët e para të mëngjesit. 50 vjeçari, Berhan Vishnja po dilte nga makina, kur ishte pranë stadiumit Loro Boriçi. Në atë moment i është afruar një motor, ku udhëtonin dy persona me skafandra ngjyrë gri. Njëri prej tyre, dyshohet se e ka qëlluar me pistoletë, duke e plagosur në kraharor. Vishnja është dërguar menjëherë në spital. Nuk ka asnjë shenjë për identitetin e atentatorëve, pasi këta mbanin skafandra në momentin e atentatit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Dyshohet se plagosja ndodhi për grabitje apo për një konflikt më të hershëm. Berhan Vishnja ka disa dyqane në Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here