Dalin mesazhet, kërcënon Veliaj: “Të hënën do u kontrollohet gishti të gjithëve në bashki”

0
102

Pjesëmarrja në votime e qytetarëve ka qenë e ulët deri në këto momente. Kjo duket se ka shqetësuar rilindasit, që po lëvizin për të mbushur kutitë e votimit.

Edhe në Tiranë, ashtu si në rrethe situata duket jo e mirë për Rilidnasit, kështu që kanë nisur presionet ndaj administratës publike.

Siç denoncon një punonjës, në grupin privat në aplikacionin “Whats up” të Policisë Bashkike, kryeinspektori ka urdhëruar punonjësit, pjesë e grupit, që nuk kanë votuar, të shkojnë ta bëjnë urgjentisht. Urdhri, shpjegon ai, vjen nga kryetari.

“Kush nuk ka votuar të shkojë të votojë urgjentisht se ka pjesëmarrje të ulët në Tiranë. Është urdhër nga kryetari. Merrni masa urgjentisht që të rritet pjesëmarrja. Të hënën do u kontrollohet gishti të gjithëve në bashki”, shprehet ai në mesazhe.

Kjo nuk është hera e parë që denoncohen kërcënime të tilla ndaj punonjësve të institucioneve nën varësi të Bashkisë Tiranë. Pak javë më parë, është raportuar kërcënimet ndaj punonjësve me qëllim që të merrnin pjesë në fushatat elektorale të Veliajt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here