Ku shkuan milionat e Bashkisë së Tiranës, të projektuara për Ditën e Verës?

0
149

Bashkia e Tiranës shpenzoi disa miliona lekë për të zbukuruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për organizimin e disa aktiviteteve të tjera për Ditën e Verës.

Në bulevard u panë edhe “kinezeri” të llojit të veshjes së pemëve me copa me ngjyrat e ylberit.

Por nga Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të dhënë se sa para u shpenzuan dhe kush i fitoi ato, cilat janë kompanitë që i organizuan aktivitetet, sa harxhuan dhe cilat janë kontratat e lidhura me bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj.

Mungesa e këtyre të dhënave ka ngritur hije dyshimi mbi shpenzimet e bashkisë për këtë ditë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për Erion Veliaj, i cili është akuzuar më parë për mungesë transparence në organizimin e aktiviteteve, si TrakuFest apo Peza n’fest, pas të cilave janë shfaqur kompani që qëndrojnë pranë tij apo familjarëve të tij.

Dyshimet kësaj radhe bien mbi një kompani të re që ka marrë paratë për të zbukuruar qendrën e Tiranës për Ditën e Verës. Bëhet fjalë për një subjekt me emrin “Gjenerata e Re” (me NIPT J61826053A).

Kjo kompani rezulton të ketë marrë dy pagesa nga Bashkia e Tiranës.

Njëra pagesë është  7.8 milionë lekë të reja. Ajo është bërë për një projekt kulturor, sic rezulton nga pagesat e thesarit datë 8.1.2016, të publikuara nga Spending Data Albania.

Pagesa është kryer mbi bazën e një “Akt marrëveshje”. Por kjo nuk është shuma e vetme që “Gjenerata e Re” ka marrë nga Bashkia e Tiranës. Ajo është paguar me 1 milion e 489 mijë e 600 lekë me 11.12.2015, sërish për një projekt kulturor.

Mënyra se si është përzgjedhur kjo  kompani është e paqartë. Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të dhënë në faqen e saj të internetit mbi procedurat e ndjekura.

Ndërsa vetë “Gjenerata e Re” nuk ka të dhëna nga QKR. Qendra Kombëtare e Regjistrimit i kërkon asaj të plotësojë dokumentacionin që i mungon.

Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here