Goditi me thikë vëllain, arrestohet, pranga edhe një vajze që vodhi me dhunë

0
99

Bien në prangat e Policisë së Tiranës 4 persona, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. Zh dhe pasagjere shtetasen V. Zh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit P. Zh dhe V. Zh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here