Ende e paqartë se si talebanët do ta qeverisin Afganistanin

0
109

Çfarë mund të ndodhë tani, pasi amerikanët janë tërhequr nga Afgani? Se si talebanët planifikojnë ta qeverisin Afganistanin, kjo ka mbetur e paqartë.

Gratë përballen me një të ardhme të pasigurt. Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen thotë se grupi do të respektojë të drejtat e grave dhe pakicave “sipas normave afgane dhe vlerave islame”. Militantët kishin shpallur një amnisti në të gjithë Afganistanin dhe thanë se donin që gratë të futeshin në qeveri.

Por ka frikë për lirinë e grave për të punuar, për t’u veshur, për të zgjedhur e deri për të dalë vetëm nga shtëpia nën sundimin taleban. Gjatë viteve 1990 talebanët i detyruan gratë të visheshin në mënyra të caktuara dhe u mohuan atyre të drejtat e barabarta.

Një frikë tjetër e madhe është se vendi do të bëhet përsëri një terren trajnimi për terrorizmin.

Zyrtarët talebanë këmbëngulin se ata do t’i përmbahen plotësisht marrëveshjes me amerikanët dhe do të parandalojnë çdo grup që të përdorë tokën afgane si bazë për sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Ata thonë se synojnë vetëm zbatimin e një “qeverie islame” dhe nuk do të përbëjnë kërcënim për asnjë vend tjetër. Por shumë analistë thonë se talebanët dhe al-Kaeda janë të pandashëm, me luftëtarët e kësaj të fundit të përfshirë ngushtë dhe të angazhuar në aktivitete trajnuese.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme të mbahet në vëmendje se talebanët nuk janë një forcë e centralizuar dhe e unifikuar. Disa udhëheqës mund të duan ta mbajnë Perëndimin në qetësi e të mos nxitin telashe, por linjat e ashpra mund të jenë ngurruese për t’i prishur marrëdhëniet me al-Kaedën.

Se sa e fuqishme është Al-Kaeda dhe nëse ajo tani mund të rindërtojë rrjetin e saj global është gjithashtu e paqartë.

Pastaj është edhe dega rajonale e grupit të Shtetit Islamik-ISKP (Provinca Khorasan) – të cilën talebanët e kundërshtojnë.

Ashtu si Al-Kaeda, edhe ISKP është degraduar nga SHBA dhe NATO, por mund të përdorë periudhën pas tërheqjes së SHBA-së për t’u rigrupuar.

Numri i luftëtarëve të ISKP mund të jetë vetëm disa qindra deri në 2000, por ata mund të përpiqen të fitojnë mbështetje në Kazakistan, Kirgistan dhe pjesë të Taxhikistanit, gjë që mund të jetë një shqetësim serioz rajonal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here