Emri surprizë, PSG shumë pranë ish-trajnerit të Spanjës

0
169

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje me Julian Nagelsmann, Paris Saint-Germain nisi të mendojë për Thiago Mottan. Megjithatë, kampionët e Francës duket se e kanë lënë pezull teknikun e Bolognas për ish-trajnerin e Barcelonës.

 

Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, Paris Saint-Germain është shumë pranë marrëveshjes me Luis Enrique. Marrëveshja mes parisienëve dhe trajnerit 53-vjeçar pritet të zgjasë për 3 vite.

Luis Enrique është momentalisht i papunë që prej largimit të tij nga Spanja pas eliminimit nga Kupa e Botës në vitin 2022. Në rast se trajneri spanjoll do të merrte drejtimin e PSG-së, kjo do të ishte eksperienca e tij e parë në Francë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here