Në Maqedoninë e Veriut/ Nxirret nga uji makina e familjes Pacolli bashkë me 3 trupat e pajetë 

0
220

Televizioni Klan Maqedonia ka sjelle pamjet e nxjerrjes nga uji të makinës me targa nga Kosova, ku dyshohet se udhëtonte familja Pacolli nga Kosova. Sipas asaj që raportojnë kolegët e Klan Macedonia, në automjet konfirmohet se ndodhen trupat e pajetë të 3 personave.

 

Viktimat nga kjo ngjarje e rëndë janë bashkëshortët Naim dhe Merita Pacolli, 60 dhe 48 vjeç, si dhe djali i tyre 16-vjeçar Ermal Pacolli.

Kujtojmë se 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova përfunduan me makinë në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës, në aksin rrugor Shkup-Bllacë, në Maqedoninë e Veriut. Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli, përfundoi në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet. Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme. Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here