Të dhënat nga Zyra Europiane e Azilantëve, Braimllari: Qeveria e propagandës! Rama dhe Rilindja i ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi…

0
90

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari e bën kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij përgjegjësen e largimit të mijëra shqiptarëve jashtë vendit.

Në një postim në “Facebook”, Braimllari duke iu referuar të dhënave nga Zyra Europiane e Azilantëve shkruan se shifrat e azilkërkuesve nga Shqipëria janë në rritje dhe se kjo qeveri nuk iu ka lënë rrugë tjetër qytetarëve.

POSTIMI I BRAIMLLARIT

Edi Rama dhe qeveria e tij e Rilindjes i ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil edhe pse Shqipëria nuk është në gjendje lufte.

?Të dhënat nga Zyra Europiane e Azilantëve (EAS0), tregojnë që shifrat e azilkërkuesve nga vendi ynë janë në rritje: “në vitin 2019 aplikimet për Azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë”.

Qeveria e propagandës, e paligjshmërisë, e dhunimit të Kushtetutës, e shkeljes së të drejtave të njeriut, e varfërisë nuk iu ka lënë rrugë tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e Azilit.

Qytetarët do të çojnë në azil këtë qeveri propagande e cila po i varfëron çdo ditë dhe po i dhunon drejtpërdrejt të drejtat e tyre themelore.

#Shqiperiashtepiajuaj.??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here