Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë, në dorën e agjencisë britanike

0
184

Gjeneratat e reja që u janë drejtuar institucioneve të larta arsimore kërkojhnë politika dhe kushte të mira për të studiuar. Në vendin tonë politika po u merr dhe qindarkat e fundit në xhep dhe u thotë që ne jemi këtu dhe jemi në anën tuaj.

Sejrie Baleta

Institucionet e larta arsimore në vendin tonë  do të janë  në dorën e Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë, e njëjta që bën akreditimin institucioneve të arsimit të lartë edhe në Mbretërinë e Bashkuara. Qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë me këtë agjenci, ku merrnin pjesë përfaqësues të agjencisë, kryeministri Rama, ministrja e Arsimit, Nikolla, si dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon. Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, kryeministri Rama iu referua një thënieje të ish-kryeministri britanik, Gordon Broën për nevojën e një arsimi cilësor në Shqipëri. “Arsimi është politika më e mirë eknomike do të deklaronte Gordon Broën dhe ne e kemi konsideruar reformën si domosdoshmëri të cilës për vite të tëra, qeveritë në të shkuarën i ishin shmangur në mënyrë fatale për gjeneratën e re”, tha Rama. Kryeministri iu referua shifrave për të shpjeguar gjendjen në të cilën ishte arsimi i lartë në Shqipëri. “Ne kishim numrin më të madh të universiteteve për frymë në Europë; 20 universitete për 1 mln banorë, kishim një sistem që dha 32 mijë diploma vetëm nga pjesa private, gjysma e të cilave nga një universitet i vetëm dhe që u mori prindërve shqiptarë 148 mln euro duke arritur të japë rreth 900 diploma për të huaj pavarësisht se nuk kishte asnjë leksion në gjuhë të huaj dhe vështirë të besohet se këta 900 të huaj dinin shqip”, tha Rama. Kryeministri shtoi se agjencia britanike do të mundësojë për të patur një pasqyrë vlerësimi dhe cilësie për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qofshin ato të financuara nga shteti, qoftë nga privati. Nga ana e tij, ambasadori britanik zgjodhi gjuhën shqipë për të përcjellë mesazhin e tij. “Unë jam i lumtur që është zgjedhur agjencia që bën vlerësimet edhe në vendin tonë dhe shpreh mbështetjen e vazhdueshme timen si ambasador dhe atë të Këshillit Britanik në Tiranë”, tha ai. Kontratë me bashkëpunimi me agjencinë britanike QAA, për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri do tu vijë në ndihmë këtyre institucioneve. Ndërsa  në fajlën e tij ambasadori i britanisë së madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, u shpreh se Reforma në Arsim ka qenë një nga historitë e suskesit. Ky është vetëm hapi i parë, tha ambasadori birtanik. Ligji i Arsimit të Lartë, tha ai, do të sjellë një marrëdhënie të re mes shtetit dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ambasadori Cannon siguroi për mbështetjen e Britanisë për të reformuar arsimin e lartë. “Unë jam i lumtur që është zgjedhur agjencia që bën vlerësimet edhe në vendin tonë dhe shpreh mbështetjen e vazhdueshme timen si ambasador dhe atë të Këshillit Britanik në Tiranë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here