Tarifa të reduktura/ Lehtësira për Forcat e Armatosura, në studimet master dhe doktoraturë

0
132

Lajmi i mirë vjen për ushtarakët pasi do të përfitojnë lehtësira për të studiuar në nivelin master dhe doktoraturë. Lehytësiart do të vijnë në bazë të marrëveshjes së arritur mes universitetit të Tiranës dhe Ministrisë së Mbrojtjes që synon të lehtësojë ushtarakët për studimet master dhe doktoraturë. Ata do të kenë tarifa më të reduktura ndërsa akademikët do të investojnë në mësimdhënie. Universiteti i Tiranës dhe Forcat e Armatosura kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunim. Akademikët do të japin asistencën e tyre pranë Forcave të Armatosura ndërsa ushtarakët do të kenë tarifa më të reduktuara për të vazhduar studimet e tyre master apo doktoraturë. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në fjalën e tij u shpreh: “Do të bashkëpunojmë në të gjitha aspektet e interesave të përbashkëta midis nesh ku efiçensa duhet të jetë më e madhe.Atje ku kemi ne më shumë kapacitete do të ndikojë për kapacitetet, mësimdhënien dhe të gjitha modalitetet që lidhen e ka nevojë Akademia e Forcave te Armatosura dhe e anasjellta”. Ndërsa në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha: “Njerëzit që ne përgatisim nuk janë të shumtë në numër kur flasim për specialitete. Përkundrazi janë shumë të pakët sepse e tillë sot është edhe ushtria jonë, e vogël në numër por me profesionalitet dhe njohuri të larta”. Marrëveshja mes të tjerave konsiston dhe në kualifikimin e Forcave të Armatosura në organizime të ëorkshopeve apo me konferenca shkencore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here