Situata e rrugëve/ Në Shqipëri dëbora bllokon zonat malore të vendit, probleme në qarkullimin rrugorë

0
119

 

boSejrie Baleta

Reshjet e shiut dhe të dëborës  kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Duke filluar që nga dita e djeshme  deri në fund të javës tjetër, i ftohti do të pushtojë Shqipërinë, ndërsa parashikohen reshje dëbore. Temparaturat më të ulëta parashikohen të kenë  e hëna dhe e marta duke u cilësuar si ditët më të ftohta të janarit. Kështu moti i keq ka  shkaktuar dhe probleme në qarkullimin rrugor në zonat e thella në Veri të vendit, ndërkohë që në Jug, lumi Vjosë ka shtuar prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Kukës

Dëbora ka zbardhur gjithë Qarkun e Kukësit. Në qytet, trashësia e saj shkon deri në 30 centimetra, ndërkohë që në zonat rurale tejkalon 50 centimetra. Si pasojë, akset rrugore në Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykçaj, Kalis dhe Arren janë të pakalueshme.

Dibër dhe Mat

Probleme ka edhe në Mat e Dibër. Në Mat, njësitë Xibër dhe Macukull janë bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe prej 15 orësh mungon energjia elektrike. Trashësia e dëborës kap 50 centimetra dhe vazhdon rënia e saj me intensitet të madh. Edhe në Dibër raportohet e njëjta situatë, ndërkohë që policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa akse.

Aksit rrugorë Vlorë-Fier

Shtimi i prurjeve në lumin Vjosë, rrjedhojë e reshjeve të shumta të shiut të ditëve të fundit, ka rritur nivelin e ujrave veçanërisht në zonën e Novoselës, pjesë e Bashkisë Vlorë.  Në urën e Mifolit, pjesë e aksit rrugor Vlorë-Fier, niveli i ujrave arriti pothuajse në pikën kritike, me tendencën për t’u rritur më tej. Përballë kësaj situate, strukturat e pushtetit vendor janë vënë në kushte gatishmërie. Në vazhdimësi po monitorohet dinamika e prurjeve dhe niveli i ujrave përgjatë shtratit të lumit. Por gjendja është nën kontroll. Ndërpreja e reshjeve të shiut konsiderohet si një faktor pozitiv për situatën në vazhdimësi.  Një vit më parë, dalja nga shtrati e lumit Vjosë, shkaktoi përmbytje masive në këtë zonë. Me qindra hektarë tokë bujqësore u vunën nën pushtetin e ujrave për ditë me rradhë, ndërkohë që u përmbytën dhjetra shtëpi. Dëme u shkaktuan në kultura bujqësore dhe në blegtori. Fermerët dhe banorët e dëmtuar u dëmshpërblyen nga shteti në masën 100 përqind.

 

Korçë

Ndërsa qarku i Korçës është ndër më të prekurit, nga ai që quhet i ftohti siberian. Në zonat malore të këtij qarku, bora arriti gjatë natës trashësinë e 50 centimetrave, ndërsa në qytetin e Korçës trashësia regjistrohet në 5 centimetra. Ngricat dhe akulli kanë qenë të pranishme në të gjitha segmentet rrugore. Situata është përmirësuar gjatë ditës së djeshme , teksa prefekti tha se pastrimi i rrugëve ka bërë të mundur kalimin e automjeteve në të gjitha akset, edhe pse në disa prej tyre kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Gjatë natës, në aksin Qafë Thanë-Pogradec, lëvizja është kryer vetëm me zinxhirë, duke krijuar radhë të gjata të mjeteve. Në segmentin më të rëndësishëm rrugor të Qarkut të Korçës, atë të Qafë Plloçës, gjatë natës s ka pasur vështirësi, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pamja e zakonshme dimërore tashmë është e pranishme në qarkun juglindor. Përveç akseve nacionale, vështirë në qarkullim është hasur edhe në rrugët brenda qytetit të Korçës.

Problemet në Librazhd dhe Elbasan

Por moti i keq ka bllokuar dhe zonat e thella të Librazhdit . Ato janë të  bllokuar  që prej mbrëmjes së të shtunës, ndërkohë që po punohet për zhbllokimin e rrugëve që çojnë në to. Probleme ka pasur edhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Akset nacionale në Qarkun e Elbasanit janë të kalueshme, por policia këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë, pasi temperaturat e ulëta krijojnë ngrica në segmente të caktuara. Gjithashtu po punohet që edhe zonat malore të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë të bllokuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency