Zidane: Jemi jashtë garës për titull

0
262

Real Madrid nuk mund ta fitojë La Ligan pas humbjes të së shtunës 0-1 kundër rivalëve të Atletico Madridit, sipas trajnerit Zinedine Zidane. Goli i Antonie Griezmann në pjesën e dytë i siguroi fitoren minimale Atleticos të cilët arritën fitoren e tretë rradhazi në Santiago Bernabeu. Humbja e lë Zidane nëntë pikë pas udhëheqësve të ligës, Barcelona, të cilët lujanë sot në mbrëmje me Sevillën ku dhe mund të thellojnë në 12 pikë distancën nga Real. Trajneri 43 vjecar pranon se ata tashmë janë shumë larg për të kapur katalanasit, por shton se futbollistët e tij nuk do dorëzohen deri në fund. “Përpara se të pyesni, liga ka mbaruar,” u tha francezi gazetarëve në konferencën e tij për shtyp. “Ajo ka qenë gjithmonë e vështirë. U thashë lojtarëve dje se nëse do të humbnim pikë do të ishte edhe më e vështirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here