Ranë në humnerë dhe humbën jetën në Valbonë, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve të huaja

0
90

Janë nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të huaja që humbën jetën në Valbonë. Policia dhe skuadra alpine ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave gjatë natës.

Nga informacionet, mësohet se shtetaset njëra belge dhe tjetra franceze, i përkasin datëlindjeve 1995 dhe 1998.

“Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Turistët humbën jetën një ditë më parë teksa eksploronin terrenin në zonën e Valbonës. Për shkak të terrenit të thepisur, turistët kanë rëshkitur dhe kanë rënë në humnerë. Për pasojë aty kanë ndërruar jetë,

Shërbimet e policisë së Tropojës dhe Policia Kufitare u nisën në vendngjarje, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të thepisur, ishte e pamundur nxjerra e trupave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here