Dhunë në futbollin shqiptar, Incidente gjatë ndeshjes Memaliaj-Tepelena

0
196

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Gjatë ndeshjes së vlefshme për Kategorinë e Dytë, Memaliaj-Tepelena është sulmuar arbitri kryesor.

Pas një moment të dyshimtë 11-metërshi të padhënë, sulmuesi Mema i Memaliajt ka goditur me kokë gjyqtarin Shoshaj, i cili e ndëshkon me karton të kuq.
Pas incidenteve të ndodhura, takimi i Kategorisë së Dytë është ndërprerë për rreth 5 minuta, ndërsa në fund Memaliaj ka arritur të shënojë golin e fitores minimale.
Një ngjarje e ngjashme në të njëjtën kategori dhe po në grupin e jugut, ka ndodhur pikërisht në ndeshjen mes Gramozit së Ersekës dhe Domosdovës. Pas një ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari të Domosdovës, portieri i kësaj skuadre ka nxituar për të ndërhyrë, por aty është dhunuar nga vendasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth 2 minuta nga fundi i takimit që u fitua 1-2 nga Domosdova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here