6 vite pa punë, por tenderat i merr. Në vetëm dy muaj u shpenzuan 212 mijë euro për bursën “Alpex”

0
155

Pa filluar ende punë, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike “Alpex” ka nisur procedurat tenderuese. Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, kjo korporatë në dy muajt e fundit ka zhvilluar dy tendera me vlerë totale prej 212 mijë euro. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, qeveria njoftoi shtyrjen e nisjes së funksionimit të saj.

Edhe pse ende nuk ka filluar punë, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike “Alpex” ka nisur shpalljen e procedurave tenderuese. Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, në dy muajt e fundit janë 212 mijë euro të dhëna në prokurime.

Në 14 nëntor  u kërkua blerja e një centrali telefonik dhe shuma që është kërkuar të shpenzohet është 13 mijë euro. Ndërsa në 22 dhjetor është prokuruar sistemi financiar, me vlerë 198 mijë euro, që sipas dokumenteve të tenderit do t’u mundësojë përdoruesve të regjistrojnë të gjitha veprimet e tyre që kanë të bëjnë me aktivitetin financiar të kompanisë dhe aktiveve të qëndrueshme si dhe lidhjen me sistemin e fiskalizimit.

Këto shpenzime të Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike “Alpex”, bëhen në një kohë kur qeveria shqiptare nuk ka arritur vendosjen në funksion të saj, siç ishte premtuar të niste në 23 nëntor 2022. Kjo pasi në datën 26 dhjetor të këtij viti, burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë shprehur se shtyrja lidhet me mungesën e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin.

Por edhe pse qeveria nuk ka mundur ta vërë në funksion, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike “Alpex” nuk e ka problem të shpenzoj lekë nga Buxheti i Shtetit.

Me ligj ky institucion është krijuar rreth 6 vite më parë, ku janë paguar edhe disa punonjës.

Ora News

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here