Asad i gatshëm për armëpushim me kushtin:Mos riorganizoni luftë ndaj forcave qeveritare

0
201

 

Presidenti sirian Bashar al-Assad deklaroi se është i gatshëm për armëpushim, me kusht që terroristët të mos e përdorin pauzën për të riorganizuar luftën ndaj forcave qeveritare.

Komentet e Asad vinë pasi opozita siriane tha se kishte rënë dakord për “mundësinë” e një armëpushimi të përkohshë, me kusht që aleatët e Damaskut, përfshirë Rusia, të ndalin luftimet.

Gjatë një interviste për të përditshmen spanjolle “El Pais”, Assad u shpreh:

“Ne e kemi thënë se jemi të gatshëm të ndalojmë operacionet ushtarake, por çështja ka të bëjë me faktorë më të rëndësishëm si përshembull parandalimi i terroristëve që mund të përdorin pauzën për të përforcuar pozitat e tyre”.

Presidenti sirian tha gjithashtu se marrëveshja e armëpushimit duhet të sigurojë që vendet e tjera, veçanërisht Turqia, të mos furnizojnë terroristët me armë apo me çdo lloj mbështetje tjetër logjistike.

Dhe me terroristë, Damasku zyrtar nënkupton të gjithë ata që luftojnë kundër ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj.

Turqia dhe vendet perëndimore kanë mbështetur kryengritësit që luftojnë kundër Assadit, forcat e të cilit janë përforcuar nga Irani, Rusia dhe Hezbollahu libanez.

I pyetur për mundësinë që Turqia dhe Arabia Saudite mund të dërgojnë forca tokësore në Siri, Asad tha se përgjigja ndaj tyre do të jetë e njëjtë si ajo ndaj terroristëve.

“Ky është agresion dhe ne do ta mbrojmë vendin tonë njëlloj ndaj çdo agresori”, përfundoi Asad.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here