Ndryshim radikal në votimin e Eurovisionit

0
198

Eurovision Song Contest bëri të ditur të enjten se rregullat e reja përbëjnë ndryshimin më të madh për këtë festival që prej vitit 1975. Në të shkuarën, vota e publikut dhe vota e jurisë kombinoheshin së bashku për të nxjerrë rezultatin e dhënë nga çdo vend. Një përfaqësues i çdo vendi europian më pas lexonte rezultatet. Por tani përfaqësuesi i çdo vendi do të lexojë vetëm votën e dhënë nga juria, e cila bëhet publike. Pasi të jepen rezultatet e jurisë profesionale, shtohen votat e publikut. Prezantuesi i festivalit nis të lexojë më pas shumën totale që ka marrë çdo këngëtar ose grup, duke nisur nga ai që ka marrë më pak pikë deri tek fituesi. Kjo garanton që fituesi nuk do mësohet deri në momentin final, duke i dhënë më shumë tension garës. Jo vetëm kaq, por tanimë nuk do kemi mundësi të mësojmë se cili shtet na ka dhënë më pak pikë ose më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here