Modelja Lauren Wasser ishte vetëm 24- vjeçe kur ajo humbi këmbën e saj nga sindroma e njohur si “toxic shock”, por pavarësisht kësaj, ajo nuk do t’i lërë në mes qëllimet e saj për të ndjekur karrierën. Për shkak të sëmundjes e cila ka ardhur gjithnjë duke i’u përkeqësuar është dashur që 24- vjeçares t’i pritet këmba e djathtë në gju. Modeles i janë dashur muaj të tërë për t’u shëruar pas një terapie fizike intensive dhe luftës emocionale që ajo ka përjetuar për të pranuar veten e saj të re.