Video/ Aksident i frikshëm në Greqi, i riu shqiptar në gjendje të rëndë për jetën

0
143

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në Greqi, në zonën e Varkiza, ku një i ri me origjinë greke ka vdekur.

Në automjet 22 vjeçari grek udhëtonte me një mikun e tij shqiptar, një djalë i ri i moshës 24 vjeçare. Në timon ka qenë shqiptari, dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit gjatë futjes në kthesë, raportojnë mediat greke.

Makina është përplasur drejtpërdrejt me barrierën mbrojtëse, ku si rezultat është kthyer përmbys. i riu grek ka fluturuar nga dritarja e makinës dhe ka vdekur nga goditja e fortë me tokën.

aa

24 vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Asnjëri prej të rinjve nuk kishte vendosur rrip sigurimi. Media greke nuk bën të ditur identitetet e dy të rinjve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here