Tiranë/ Vdekja e 11 vjeçarit Alimadhi, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për dy mjekët irlandez

0
148

 

Gjykata e Apelit ne Tiranë ka lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për dy mjekët irlanddez të akuzuar për vdekjen e 11-vjeçarit Denis Alimadhi. Gjykata e shkallës së parë ka vendosur dënimin me 600 mijë lekë për njërin nga mjekët dhe pafajësi për mjekun tjetër. Lidhur me këtë vendim kanë reaguar familjarët që thonë se do ti drejtohen Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dy mjekët irlandezë të akuzuar për vdekjen e Denis Alimadhit, 11-vjeçarit i cili humbi jetën gjatë një ndërhyrje estetike.

Edhe gjykata e shkallës së dytë vendosi të dënojë me 600 mijë lekë gjobë njërin prej mjekëve dhe të shpallë të pafajshëm mjekun tjeter.  Vendimi i apelit ngjalli reagimin e familjarëve të 11 vjeçarit

Maliq Hasmuça, daja i 11-vjeçarit: Si vendimi i gjykatës së shkallës së parë i përfaqësuar nga gjyqtari Petrit Çomo dhe vendimi i gjykatës së Apelit ne na duket shumë qesharak. Kjo çështje tani është një çështje që aq sa është penale, është dhe institucionale dhe ne jemi në disa hapa për ta çuar deri në fund këtë çështje.

Denis Alimadhi u operua më 8 nëntor të vitit 2012 në spitalin francez në QSUT nga dy mjekë irlandezë dhe ndërroi jetë pasi shfaqi simptomat e hipertermisë malinje.

Në spital mungonte medikamenti Dantrolen që do t’i shpëtonte jetën 11-vjeçarit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here