Pë*dhunoi një të mitur, dënohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi

0
62

Një 24-vjeçar është dënuar me 13 vite burg nga autoritetet në Greqi, pasi ka abuzuar seksualisht me një djalë të mitur nën moshën 12 vjeç në një zonë të Greqisë së Veriut.

I pandehuri është shpallur fajtor për akte seksuale me të mitur dhe përdhunim, pa u njohur asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, veprat duket se janë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një fshat në Greqinë Veriore, kur viktima ishte në atë kohë 12 vjeç dhe i akuzuari nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç. I riu mesa duket e ka ftuar fëmijën në shtëpinë e tij për të luajtur lojëra elektronike dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të. Veç kësaj, aktet duket se janë kryer në një ambient të jashtëm ku 24-vjeçari ka takuar viktimën e mitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here