Dhuna ndaj Ambrozia Metës/ Ola Xama: Kur këtë e bën Rama, imagjino çfarë mund të bëjnë grupet kriminale

0
117

Nga Ola Xama

Dje një thumbim, më pas një fyerje, pastaj një gjest ulës për të prekur dikë në fytyrë pa leje. Nëse kjo nuk funksionon, mund të nisin të rrëmojnë në jetën tënde, të gjejnë çdo gjë ose të shpifin, vetëm që të delegjitimojnë punën që bën.

Sharjet rriten dhe një ditë mund të marrësh një kërcënim, më pas nuk i dihet si shkon.

Nuk ka rëndësi qëllimi që KM kishte për të bërë atë gjest, por te mesazhi që komunikon: gazetarët mund të preken pa dëshirë, mund të fyhen dhe mund të bësh çfarë të duash me ta, në varësi të humorit.

Kur këtë e bën kryeministri, imagjinoni çfarë ndodh me ata që kopjojnë sjelljen e tij apo me kategori të tjera që janë pjesë e grupeve kriminale.

Kemi toleruar qindra raste të të gjitha formave të dhunës, ndaj nuk duhet të habitemi për situatën ku është sot liria e medias. Nëse nuk bëhemi bashkë për ta kundërshtuar, radhën nesër e ka çdokush.

Media është e publikut, jo e pronarëve, politikanëve apo grupeve të biznesit dhe krimit që po e përdorin sot siç u intereson.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here