Nje automjet ka shperthyer ne flake ne Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tragtare, në lagjen nr.4 të qytetit.
Automjeti i përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit D. B, 34 vjec. Automjeti tip Wolkswagen Passat është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.