Terrorizmi/ 3 vëllezërit shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm në Amerikë, ja historia që nga viti 2007-të

0
156

duka

 

Tre vëllezër shqiptarë, të dënuar me burgim të përjetshëm, për akuzën e komplotit për të vrarë ushtarët amerikanë në Fort Dix, do të vijojnë të vuajnë dënimin e tyre në SHBA.

Gjykatësi Robert Kugler vendosi që të rrëzojë kërkesën e vëllezërve Dritan, Eljvir dhe Shain Duka për rihapje të çështjes ndaj tyre, nën argumentin se janë dënuar padrejtësisht në vitin 2008, pasi avokatët e tyre nuk i lanë të dëshmonin.

Tre vëllezërit shqiptarë u dënuar sëbashku me 2 persona të tjerë për akuzën se po planifikonin një sulm në një bazë ushtarake në Fort Dix në New Jersey, si dhe vende të tjera. Mbështetësit e tyre besojnë se FBI i futi ata në kurth dhe e ekzagjeroi çështjen ndaj tyre duke i bërë shembull.

Megjithatë, tashmë vëllezërit Duka i kanë ezauruar të gjitha shkallët e apelit dhe do ta kalojnë jetën e tyre të mbyllur në qeli.

Dritan “Tony” Duka, 37 – vjeç, gjatë dëshmisë së dhënë në Janar tha se avokati i tij i kishte këshilluar që të mos ulej në bankën e dëshmitarëve, pasi gjatë gjyqit mund të dilte që ai ishte mysliman ekstremist.

Por si avokati tij, ashtu edhe dy avokatët e tjerë mbrojtës të dy vëllezëve të Dritanit, i hodhën poshtë këto akuza dhe dëshmuan se në kohën kur ishte zhvilluar gjyqi, ata kishin frikë se dëshira e klientëve të tyre për të shprehur besimin fetar dhe dyshimet se 11 Shtatori mund të ishte një “punë e stisur” për të persekutuar myslimanët, do të dëmtonte mbrojten e tyre.

Të tre avokatët mbrojtës të vëllezërve Duka thanë para gjykatës se kishin punuar në mënyrë serioze dhe kishin përmbushur detyrën e tyre në këtë çështje.

Tre shqiptarët janë në burg që prej Majit të 2007 – ës.

Gjyqi ndaj tyre është konsideruar si një prej dy çështjeve më të mëdha ndaj terrorizmit në botë, por kritikët besojnë se një informator i Zyrës Federale të Hetimit i futi në kurth tre vëllezërit dhe se vendimi për t’i lënë në burg përjetë reflekton përpjekjet e tepruara për të mbrojtur vendin pas sulmeve terroriste të 2001.

5 personat u akuzuan në 2007 – ën për konspiracion për të vrarë personalin ushtarak amerikan në Fort Dix.

Fillimisht autoritetet u alarmuan pas një videoje ku shfaqeshin dy burra që qëllonin me armë dhe bërtisnin “Allahu Akbar” dhe “Zoti është i madh”. Gjykata dëgjoi me orë të tëra regjistrime audio, ku ndër të tjera, një prej të pandehurve shprehej sesi “mund të vriste të paktën 100 ushtarë duke përdorur granada hedhës”.

Avokatët mbrojtës, gjatë gjyqit thanë se klientët e tyre kishin bërë deklarata anti – amerikane, por nuk kishin në plan të sulmonin askënd, derisa informatori me pagesë Mahmoud Omar u infitrua në grup dhe shpenzoi muaj duke i manipuluar ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here