66-vjetori i festivalit të filmit në Berlin, synohet integrimi dhe mbështetja për emigrantët

0
142

Kur festivali i Filmit në Berlin nisi 66 vjet më parë, kishte me miliona refugjatë gjermanë dhe njerëz të traumatizuar të shpërndarë në të gjithë Europën. Festivali këtë synonte, të nxiste mirëkuptimin, tolerancën dhe pranimin. Këtë vit, Berlinalja synon të nxisë integrimin dhe mbështetjen për mijëra vetë, që kërkojnë strehim dhe azil në kryeqytetin gjerman. Vitin e shkuar, më shumë se 800 mijë refugjatë nga Siria, Afganistani, Irani dhe Eritrea mbërritën në Berlin dhe festivali synon që ti ndihmojë ata të integrohen më së miri në shoqërinë gjermane.

Përpos kutive të donacioneve, të zakonshme përgjatë ditëve të festivalit, këtë vit është ndërmarrë edhe një inciativë e re “Vizitat e sponsorave në kinema”, që synon të rrisë një fond të ardhurash nga organizata jo fitimprurëse, në programe të vecanta vullnetare, që do të shkojnë në ndihmë të emigrantëve. Por jo cdokush në Berlinale duket se është në të njëjtin mendim kur vjen puna tek kriza e refugjatëve.Katharina Neumann, Koordinatorja Qëndrore për Iniciativat e Refugjatëve në Berlinale thotë se në përgjithësi reagimet kanë qënë pozitive por sigurisht ka patur edhe reagime edhe kritika të tipit, përse emigrantët duhet të marrin bileta falas apo përse të dhurojmë para për refugjatët.

Gjithashtu, këtë vit disa nga klasat mikpritëse apo ndryshe klasat për refugjatët do të marrin pjesë në seksionin e gjeneratave në festivalin e filmit në Berlin, me disa projekte shkollore, që ka nisur si traditë 10 vjet më parë.

Pjesë këtë vit e seksionit të gjeneratave do të jetë edhe filmi dokumentar “Jeta në kufi” nga regjisori nga Kurdistani, Bahman Ghobadi.

Filmi dokumentar është xhiruar më së shumti në Shingal dhe Koban, ku regjisori Ghobadi u ka dhënë mundësinë 8 fëmijëve të përdorin kamerën e tij për të treguar historitë e tyre personale.

Secili film i jep mundësi atyre, fëmijëve, të tregojnë historinë përmes syve dhe fjalëve të tyre. Ghobadi e ka mirëpritur më së miri iniciativën e Berlinales, duke thënë se ideja është e mrekullueshme, si një simbol, për të treguar se të gjithë jemi në të njëjtin nivel.

“Ne jemi bashkë. Por do të preferoja t’i dërgoja Festivalit të Filmit në Berlin, xhirime dhe filma nga jeta në kampet e refugjatëve” tha ai.

Një prej asistentëve të regjisorit Ghobadi, është i riu Shaho Nemati, një iranian kurd që ka udhëtuar në Kobani dhe Shingal për ti mësuar fëmijëve si të qëllojnë dhe tashmë edhe ai vetë është refugjat, që jeton në një kamp në Frankfurt, e që viziton këtë festival për disa ditë.

Iniciativat nuk janë të limituara as në ekrane apo në dhomat e kinemasë. Si pjesë të iniciativës për të dhuruar ushqime, shefi Roberto Petza po punon për t’i ardhur në ndihmë refugjatëve, së paku në këto ditë të festivalit të filmit, duke iu servirur dhe shërbyer ushqime mesdhetare.

Në këtë iniciativë, shefi i kuzhinës Roberto punon përkrah Mizkin Mattini, një refugjat sirian me shumë vite eksperiencë në kuzhinë, duke i dhënë ushqimeve të përgatitura edhe pak shije siriane, edhe në makarona.

“Aktualisht nuk po punoj për para, për asgjë, thjesht për tu treguar njerzve se edhe ne mund të bëjmë dicka, kemi edhe ne profesione, jemi arkitektë, doktorë, avokatë, gjithcka. Duam thjesht të sfidojmë njerëzit, që t’ju tregojmë ja kush janë refugjatët.

Festivali i filmit në Berlin ka nisur më 11 shkurt dhe përfundon më 21 shkurt.

Aktori hollivuadian George Clooney është përfshirë shpirtërisht në këtë projekt. Pas premierës së filmit të tij “Hail, Ceaser” në Festivalin e Filmit në Berlin, aktori dhe i gjithë stafi i filmit, kanë vizituar tendat e refugjatëve.

Ai është takuar edhe me kancelaren Angela Merkel, me fokus në krizën e refugjatëve, i shoqëruar nga avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin Clooney.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here